Makina kineze po befasojnë konsumatorët britanikë, me marka të reja si Jaecoo, Chery dhe MG që sfidojnë markat tradicionale.
Prodhuesit kinezë po pushtojnë tregun britanik të makinave, duke i vënë presion markave tradicionale si Land Rover dhe BMW. Marka të mëdha ekzistuese si BYD kanë bërë përparime të mëdha gjatë vitit të fundit, duke sfiduar edhe dominimin e Tesla-s.
Ndërkohë, lojtarë të rinj si Jaecii, Chery dhe Leapmotor po bëjnë bujë, me shifra të larta shitjesh që befasojnë për një vit debutimi. Viti 2026 pritet të jetë po aq mbresëlënës, me markën premium të BYD-së, Denza, që do të jetë një nga modelet më të kërkuara.

Jaecoo 7
Jaecoo 7 është sensacioni më i ri automobilistik në Mbretërinë e Bashkuar, me shifra mbresëlënëse shitjesh që në vitin e parë.
Më shumë se 20,000 modele Jaecoo janë shitur tashmë, duke e bërë këtë model makinën kineze më të shitur në Britani që nga tetori.
Interieri modern, i mbushur me teknologji, për një çmim të përballueshëm, ka mahnitur familjet, duke e quajtur ndonjëherë “Temu Range Rover”.
Çmimet fillojnë nga rreth 35.400 €, duke qenë rreth 40.000 € më lirë se një Range Rover i ri.

Chery Tiggo 7
Chery Tiggo 7 është më i vogël se SUV-të premium të Range Rover, por mund të jetë një zgjedhje e përshtatshme për një EV hyrës për ata që janë ende të pasigurt.
Ky model ka ekran prekje 12,3 inç, kamera 360 gradë dhe tavan panoramik.
Modeli Tiggo 7 Hybrid arrin 201 kuaj fuqi, shpejtësi maksimale 180 km/h dhe ka një autonomi 1,200 km duke kombinuar energjinë e baterisë dhe motorin me djegie të brendshme.
Modeli me benzinë kushton nën 29.500 €, ndërsa modeli Super Hybrid kushton rreth 35.400 €.

Leapmotor T03
Kjo është një makinë kompakte për qytet, ideale për ata që jetojnë në Londër dhe duan një automjet ekonomik.
Konkurron me modele të njohura si Dacia Spring, Citroën ë-C3 dhe Fiat 500e.
Leapmotor T03 është gjithashtu një nga EV-të më të lira, me çmim rreth 17.100 €.

Denza Z9GT
Marka premium e BYD-së, Denza, pritet të sjellë në Britani modelin e saj mbresëlënës Z9GT në vitin 2026.
Stella Li, nënkryetare ekzekutive e Denza, tha se modelet e tyre do të jenë “10 herë më të mira se konkurrenca”, duke e mbajtur presionin mbi prodhuesit perëndimorë.
Ky model do të konkurrojë direkt me BMW dhe Mercedes-Benz.
Z9GT do të ketë 952 kuaj fuqi, shpejtësi maksimale 240 km/h dhe 0-100 km/h në vetëm 3,4 sekonda.
Megjithatë, modeli pritet të jetë i shtrenjtë, me çmime të vlerësuara midis 82.600 € dhe 105.900 €. /GazetaExpress/
Kanë kaluar tashmë një vit që nga momenti kur klinika Trandevue u vlerësua në Stamboll me çmimin prestigjioz “Best...