Hamza: Pa angazhimin tim, projekti për urën e re mbi Ibër nuk do të realizohej – ideja lindi në zyrën time pas takimit me Kurtin - Gazeta Express
string(124) "hamza-pa-angazhimin-tim-projekti-per-uren-e-re-mbi-iber-nuk-do-te-realizohej-ideja-lindi-ne-zyren-time-pas-takimit-me-kurtin"

Lajme

Gazeta Express

19/12/2025 10:13

Hamza: Pa angazhimin tim, projekti për urën e re mbi Ibër nuk do të realizohej – ideja lindi në zyrën time pas takimit me Kurtin

Lajme

Gazeta Express

19/12/2025 10:13

Ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, tani kryetar i PDK-së dhe njëherit kandidat për kryeministër, Bedri Hamza, ka deklaruar se projekti për ndërtimin e urës së re mbi lumin Ibër nuk do të ishte realizuar pa angazhimin e tij të drejtpërdrejtë.

Sipas Hamzës, ideja për ndërtimin e urës ka lindur në zyrën e tij, menjëherë pas një takimi që kishte zhvilluar me kryeministrin Albin Kurti. Ai ka theksuar se Komuna e Mitrovicës ka mbuluar shpenzimet për projektin teknik, ndërsa lejet për ndërtim janë lëshuar po nga ky institucion.

Hamza në një intervistë në “Politiko” bëri të ditur se ndërtimi i urës kishte qenë i planifikuar edhe në buxhetin e Komunës, mirëpo, meqenëse Qeveria e Kosovës kishte mjetet e nevojshme financiare, projekti është realizuar nga niveli qendror.

Advertisement
Advertisement
Advertisement