Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) dhe Gjykata Themelore në Prishtinë kanë pranuar sot informacion zyrtar lidhur me një rast të hetimit penal, në të cilin dyshohet se, përveç të tjerëve, është i përfshirë edhe një gjyqtar.
Sipas njoftomit, KGJK është njoftuar nga menaxhmenti i Gjykatës Themelore në Prishtinë se rasti është regjistruar zyrtarisht për hetim të mëtejshëm lidhur me përgjegjësinë disiplinore.
“Të gjitha veprimet do të ndërmerren brenda afateve dhe për aq sa e lejuar mediat dhe publiku do të njoftohen me kohë”, thuhet në njoftim.