Arrestohet një kosovar për shpërlarje parash dhe mashtrim bankar si rezultat i bashkëpunimit ndërkombëtar Kosovë–Sued - Gazeta Express
string(117) "arrestohet-nje-kosovar-per-shperlarje-parash-dhe-mashtrim-bankar-si-rezultat-i-bashkepunimit-nderkombetar-kosove-sued"

Lajme

Gazeta Express

19/12/2025 9:44

Arrestohet një kosovar për shpërlarje parash dhe mashtrim bankar si rezultat i bashkëpunimit ndërkombëtar Kosovë–Sued

Lajme

Gazeta Express

19/12/2025 9:44

Një person është arrestuar nën dyshimin për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme financiare, njofton Policia e Kosovës.

Sipas raportit policor, rasti ka të bëjë me dyshime për shpërlarje të parave dhe mashtrim përmes transfereve bankare, ndërsa i dyshuari është mashkull kosovar. Arrestimi është bërë në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar Kosovë–Suedi, ndërsa rasti daton nga 16 marsi i vitit 2022.

Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

SHPËRLARJE TË PARAVE”Kosovë-Suedi 16.03.2022 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka bërë shpërlarje të parave dhe mashtrim përmes transfereve bankare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement