Hulumtimi “Kujtesa përballë Harresës” dhe hapja e instalacionit “Korridori i Hekurt” - Gazeta Express
string(80) "hulumtimi-kujtesa-perballe-harreses-dhe-hapja-e-instalacionit-korridori-i-hekurt"

Arte

Gazeta Express

18/12/2025 17:38

Hulumtimi “Kujtesa përballë Harresës” dhe hapja e instalacionit “Korridori i Hekurt”

Arte

Gazeta Express

18/12/2025 17:38

Hulumtimi “Kujtesa përballë Harresës” – me të dëbuarit e vitit 1999 nga Kosova dhe hapja e instalacionit “Korridori i Hekurt”, mbahet në Reporting House më 20 dhjetor nga ora 12:00.

Të shtunën, më 20 dhjetor, Shemsi Krasniqi, profesor i sociologjisë në Universitetin e Prishtinës, do t’i prezantojë rezultatet e hulumtimit të tij dhe të studentëve të Departamentit të Sociologjisë, të cilët kanë intervistuar mbi 300 ish-refugjatë të dëbuar nga shtëpitë e tyre gjatë eksodit të vitit 1999.

Krasniqi ka intervistuar ish-refugjatë që nga viti 2009, ndërsa të gjeturat e këtyre anketave, të zhvilluara vazhdimisht për 15 vjet, do të jenë pjesë e një botimi të planifikuar. Hulumtimi është i ndarë në disa pjesë: dëbimi, qëndrimi si refugjatë në Maqedoni, Shqipëri apo gjetiu, si dhe kthimi në Kosovë.

Pas diskutimit, pjesëmarrësit ftohen në Galerinë e Reporting House për të parë instalacionin e ri “Korridori i Hekurt”, të kuruar nga Gazmend Ejupi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement