“Olbania” në Muzeun Marubi - Gazeta Express
string(24) "olbania-ne-muzeun-marubi"

Arte

Gazeta Express

18/12/2025 14:55

“Olbania” në Muzeun Marubi

Arte

Gazeta Express

18/12/2025 14:55

Dje në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” u hap ekspozita “Olbania”, kuruar nga Sara Dolfi Agostini. Kjo ekspozitë prezanton projektin “Olbania” të kolektivit artistik italian Alterazioni Video themeluar në vitin 2004, i cili eksploron territore hibride të pas-së-vërtetës, neorealizmit të YouTube-it dhe teknologjive të deepfake-it.

Projekti u konceptua në vitin 2009, gjatë pjesëmarrjes së tyre në Bienalen e 3-të të Tiranës, dhe merr titullin nga një keqshkrim i përhapur në forumet dhe chatroom-et e fillimviteve 2000—një etiketë që u shndërrua në territor fiktiv online, i ngarkuar me simbole dhe stereotipe të mitologjive ballkanike.

Gjatë një muaji “safari interneti”, në një moment kalimi të fortë mediatik në Shqipëri—nga televizioni “italian” te interneti global- Alterazioni Video ndërtuan një arkiv vizual prej mbi gjashtëqind polaroidesh. “Olbania” shfaqet si një bashkëpunim aksidental mes përdoruesve online dhe artistëve, një kapsulë kohore që dokumenton qarkullimin e një versioni alternativ të Shqipërisë dhe, pa dashje, rishpikjen e saj në hapësirën digjitale.

Advertisement
Advertisement
Advertisement