Osmani thotë se "takimet intensive në Bruksel sollën rezultate konkrete për heqjen e masave": Falënderoj liderët e BE’së - Gazeta Express
string(117) "osmani1-thote-se-takimet-intensive-ne-bruksel-sollen-rezultate-konkrete-per-heqjen-e-masave-falenderoj-lideret-e-bese"

Lajme

Gazeta Express

18/12/2025 11:42

Osmani thotë se “takimet intensive në Bruksel sollën rezultate konkrete për heqjen e masave”: Falënderoj liderët e BE’së

Lajme

Gazeta Express

18/12/2025 11:42

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka ndarë një video në Facebook, nga ‘’takimet intensive’’ me liderët europianë, duke thënë se të njëjtat sollën rezultate konkrete, lidhur me heqjen e masave nga ana e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Osmani ka falënderuar liderët e BE’së, për vlerësimin e angazhimit të palodhur të Kosovës.

‘‘Takimet intensive gjatë Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel sollën rezultate konkrete për vendin tonë. Më në fund u mor vendimi që të hiqen masat e padrejta të vendosura ndaj Kosovës.

Falënderoj përzemërsisht liderët e Bashkimit Evropian, si dhe të gjithë partnerët tanë, për vlerësimin e angazhimit të palodhur të Kosovës’’, ka shkruar ajo.

Advertisement
Advertisement
Advertisement