Enver Hoxhaj tregon planin për arsimin: Shkolla pa libra, arsimi do të bëhet komplet në digjital - Gazeta Express
string(94) "enver-hoxhaj-tregon-planin-per-arsimin-shkolla-pa-libra-arsimi-do-te-behet-komplet-ne-digjital"

Zgjedhjet

Gazeta Express

18/12/2025 10:14

Enver Hoxhaj tregon planin për arsimin: Shkolla pa libra, arsimi do të bëhet komplet në digjital

Zgjedhjet

Gazeta Express

18/12/2025 10:14

Ish-ministri i Arsimit dhe kandidat për deputet, Enver Hoxhaj, ka prezantuar vizionin e tij për arsimin përmes një videoje të realizuar me inteligjencë artificiale, duke rikujtuar reformat e viteve 2008–2010 dhe duke kërkuar “një kthesë të qartë drejt mësimit digjital”.

Hoxhaj theksoi se gjatë mandatit të tij si ministër, fokusi ka qenë “i qartë dhe i qëllimshëm”.

“Unë kam qenë ministër i arsimit në vitet 2008–2010. Në atë kohë, e kemi pasur kogja shumë prioritet Gjuhën shqipe, Matematikën, IT-në dhe Gjuhën Angleze. Donim që koncepti i jonë arsimor të jetë i ndërtuar në konceptin e skills.”

Ai nënvizoi se edhe sot, baza e sistemit arsimor mban gjurmën e asaj periudhe reformuese.

“Edhe korniza e Kurrikulit tash që është, që është zhvilluar në kohën time sa kam qenë ministër, është kogja e ndërtuar në skills.”

Duke folur për politikat konkrete të asaj kohe, Hoxhaj rikujtoi sigurimin e teksteve shkollore falas, por theksoi se koha kërkon një qasje krejt tjetër.

“Në atë kohë i kemi siguru tekstet shkollore falas, por unë sot mendoj që duhet me dalë në mësim digjital komplet.”

Sipas tij, arsimi i Kosovës duhet të lidhet drejtpërdrejt me teknologjinë moderne.

“Se si të ndërlidhet sistemi jonë arsimor me Smart Boards, me laptopë, me AI, në nivele të ndryshme.”

Hoxhaj theksoi se Kosova tashmë ka bazë për këtë transformim.

“Kemi shkolla që janë qendra të inovacionit.”

Advertisement
Advertisement
Advertisement