Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shpërndarë videon e tubimit që pati mbrëmë në Istog. Nëpërmjet saj, ai ka falënderuar njerëzit që u mblodhën për pritet e ngrohta që i bënë atij dhe gjithë LDK-së.
“Ju faleminderit për pritjet e ngrohta. Për gjithë mbështetjen që i jepni ekipit tonë dhe me të shpresën që ngritni për një Kosovë plot jetë”, ka shruar Abdixhiku krah videos që ka publikuar.
Abdixhiku ka ftuar banorët e Istogut që t’i besojnë Republikës së Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës
“…me politikanë të mbarë e të mirë e profesionistë si këta që i keni sot këtu. Me gjithë këta njerëz të mirë e të shkëlqyeshëm që udhëheqin me plot dinjitet për të ardhmen tuaj”, tha ai mbrëmë në Istog.