Kandidati i LDK-së për deputet, Visar Azemi, ka thënë se këto zgjedhje janë për të vendosur për të ardhmen tonë.
AI përmendi edhe raportimet për rrymën që blehet nga kompania e Vuk Hamoviqit.
“Sonte e nisëm edhe një rrugëtim tjetër së bashku. Këto zgjedhje janë për të vendosur për të ardhmen tonë. Për ekonominë, për arsimin, për shëndetësinë, për sigurinë tonë. Më 28 dhjetor, duhet t’i themi mjaftë izolimit e bllokimit”.
“Duhet t’i themi mjaftë pazareve me Vuk Hamoviqin. Si LDK, vazhdojmë të besojmë se centrali me gaz amerikan që do ta ndërtojmë në Ferizaj, është garant i sigurisë tonë energjetike dhe kombëtare. Edhe njëherë shumë faleminderit të gjithëve që na u bashkuat sonte në tubimin tonë në Ferizaj”, ka shkruar Azemi. /Gazeta Express