Abdixhiku prezanton planin 3-vjeçar: Pensionet 200, 250 dhe 300 euro në qeverisjen e LDK-së - Gazeta Express
string(89) "abdixhiku-prezanton-planin-3-vjecar-pensionet-200-250-dhe-300-euro-ne-qeverisjen-e-ldk-se"

Lajme

Gazeta Express

17/12/2025 20:28

Abdixhiku prezanton planin 3-vjeçar: Pensionet 200, 250 dhe 300 euro në qeverisjen e LDK-së

Lajme

Gazeta Express

17/12/2025 20:28

Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë një tubimi elektoral të mbajtur në Klinë dhe Istog, ka prezantuar planin e LDK-së për rritjen graduale të pensioneve gjatë mandatit qeverisës.

Abdixhiku ka bërë të ditur se pensioni bazik do të jetë 200 euro në vitin e parë të qeverisjes, do të rritet në 250 euro në vitin e dytë dhe do të arrijë në 300 euro në vitin e tretë. Sipas tij, kjo rritje synon t’u sigurojë pensionistëve kushte dinjitoze jetese.

“Pensionistët nuk janë në harresë. Ky nuk është një premtim elektoral, por një akt drejtësie për ata që e ndërtuan këtë shtet”, ka deklaruar Abdixhiku, duke theksuar se gjeneratat që kanë kontribuar në ndërtimin e Kosovës meritojnë respekt dhe siguri sociale.

Ai shtoi se përkujdesja ndaj pensionistëve do të jetë një nga prioritetet kryesore të qeverisjes së ardhshme të LDK-së, në kuadër të politikave sociale që synojnë rritjen e mirëqenies dhe forcimin e dinjitetit qytetar.

Advertisement
Advertisement
Advertisement