“Flauti Magjik” – Format Koncertal nga Opera e Kosovës - Gazeta Express
string(50) "flauti-magjik-format-koncertal-nga-opera-e-kosoves"

Arte

Gazeta Express

17/12/2025 15:17

“Flauti Magjik” – Format Koncertal nga Opera e Kosovës

Arte

Gazeta Express

17/12/2025 15:17

Më 16 dhjetor 2025, në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, u interpretuan fragmente nga opera “Die Zauberflöte” e W. A. Mozart, në format koncertal.

Nën drejtimin e dirigjentit dhe pianistit Peter Valentovič, solistët e Operës së Kosovës dhe studentët e Klasës së Muzikës Kamerale të Fakultetit të Arteve – Universiteti i Prishtinës, realizuan një mbrëmje artistike që solli në skenë një nga kryeveprat më të rëndësishme të repertorit operistik botëror.

Ky aktivitet shënoi njëkohësisht edhe eventin përmbyllës të aktiviteteve të Operës së Kosovës për vitin kalendarik 2025.

Advertisement
Advertisement
Advertisement