Abdixhiku: Kurti na thoshte ‘ju do Vuçiqi juve’ e tani çon ftesë, pa pikë marre, nuk s’kuqen… - Gazeta Express
string(86) "abdixhiku-kurti-na-thoshte-ju-do-vuciqi-juve-e-tani-con-ftese-pa-pike-marre-nuk-skuqen"

Lajme

Gazeta Express

16/12/2025 22:49

Abdixhiku: Kurti na thoshte ‘ju do Vuçiqi juve’ e tani çon ftesë, pa pikë marre, nuk s’kuqen…

Lajme

Gazeta Express

16/12/2025 22:49

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka thënë në “Debat Plus”, se LDK me kohë kishte alarmuar për polarizimin shoqëror.

Ai ka thënë se nuk mund ta quash një parti “je me Serbinë”, pastaj “t’i bësh ftesë bashkëpunimi”, duke shtuar se “kjo behët pa pikë marre”.

Tutje, Abdixhiku tha se gjuha e Lëvizjes Vetëvendosje ka qenë koncept, jo vetëm deklarata.

“Nuk ka logjikë me dalë me i thënë një partie politike, ti je me Serbinë, Vuçiqi po të do, ti po do me kthy Serbinë në Kosovë. Ky me qenë instrument politik, jo vetëm deklarativ, është koncept politik i shtrun i përsëritur”.

“Nuk guxojmë ta tolerojmë këtë gjuhë, ta normalizojmë. Vetëvendosje e ka bindjen, sepse përtej gjuhës fshihet bindja”, ka thënë Abdixhiku. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement