Abdixhiku: LDK nuk vjen me mllef, por me dije, përvojë dhe maturi - Gazeta Express
string(62) "abdixhiku-ldk-nuk-vjen-me-mllef-por-me-dije-pervoje-dhe-maturi"

Lajme

Gazeta Express

16/12/2025 19:49

Abdixhiku: LDK nuk vjen me mllef, por me dije, përvojë dhe maturi

Lajme

Gazeta Express

16/12/2025 19:49

LDK-ja nuk vjen as me hakmarrje, as me mllef, as me improvizim. LDK nuk vjen as me kringjin e këngëve me pushkë; e as penjve që s’duhet me i leshu- kështu u shpreh Lumir Abdixhiku, kandidati për Kryeministër nga LDK.

Sipas Abdixhikut LDK vjen me përvojë, dije, maturi, institucione e vizion të qartë dhe guximshëm.

“Vijmë me një traditë që nuk e ka përdhosur kurrë shtetin, me një histori që nuk e ka ndarë kurrë popullin, me një rrugë politike që gjithmonë e ka mbrojtur interesin kombëtar mbi interesin partiak. LDK-ja ka qenë forca e normalitetit në kohë krizash, forca e qetësisë në kohë përplasjesh, forca e shtetit kur të tjerët luanin me shtetin. Dhe pikërisht kjo vlerë është ajo që Kosova kërkon sot: normalitet, qetësi, përgjegjësi – mbi të gjitha zhvillim”, tha Abdixhiku.

Advertisement
Advertisement
Advertisement