Abdixhiku premton: Paga 1000 euro për mësuesit dhe 900 euro për policët, zjarrfikësit e ushtarët - Gazeta Express
string(100) "abdixhiku-premtonkthese-paga-1000-euro-per-mesuesit-dhe-900-euro-per-policet-zjarrfikesit-e-ushtaret"

Lajme

Gazeta Express

16/12/2025 18:28

Abdixhiku premton: Paga 1000 euro për mësuesit dhe 900 euro për policët, zjarrfikësit e ushtarët

Lajme

Gazeta Express

16/12/2025 18:28

Lumir Abdixhiku, kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës i është drejtuar mësuesve të Kosovës me zotimin e plotë se paga nën qeverisjen e tij do të jetë 1000 në muaj.

Përderisa, për policët, zjarrfikësit e ushtarët, do të jetë 900.

“Administrata e shtetit, policët, zjarrfikësit, ushtarët, nuk mund të jetë e dobët kur Kosova ka nevojë të jetë e fortë. Nuk mund të jetë e papaguar drejt në një kohë kur kërkojmë cilësi, shpejtësi e profesionalizëm. Nuk mund të jetë e demotivuar në një vend që kërkon zhvillim. Prandaj, ne do ta nderojmë administratën. Ne do ta mbështesim. Ne do t’ua rrisim pagat, sepse ata e rrisin Kosovën çdo ditë”, tha Abdixhiku.

Advertisement
Advertisement
Advertisement