Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut - Gazeta Express
string(47) "nigeriani-padit-ne-strasburg-policine-e-cyrihut"

Lajme

Gazeta Express

16/12/2025 17:49

Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut

Lajme

Gazeta Express

16/12/2025 17:49

Sipas paditësit, një oficer policie mashkull dhe një femër e kishin sulmuar atë pa qenë të provokuar

Një person ka ngritur padi kundër policisë së qytetit të Cyrihut në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Fjala është për një nigerian i cili akuzon dy pjesëtarë të forcës policore të qytetit të Cyrihut se e kanë ndaluar vetëm sepse është me ngjyrë. Ai thotë se padia e tij në Strasburg synon të parandalojë rastet e profilizimit racor.

Ndalimi në fjalë ka ndodhur në vitin 2009. Sipas paditësit, një oficer policie mashkull dhe një femër e kishin sulmuar atë pa qenë të provokuar, shkruan srf.ch. Policia, megjithatë, pohon se personi në fjalë ishte treguar agresiv.

Gjykata zvicerane i kishte liruar policët nga akuzat.

Advertisement
Advertisement
Advertisement