Sekretari Stob: Gjermania mbështet stabilitetin dhe paqen në rajon - Gazeta Express
string(65) "sekretari-stob-gjermania-mbeshtet-stabilitetin-dhe-paqen-ne-rajon"

Lajme

Gazeta Express

16/12/2025 6:53

Sekretari Stob: Gjermania mbështet stabilitetin dhe paqen në rajon

Lajme

Gazeta Express

16/12/2025 6:53

“Gjermania mbetet e përkushtuar për të mbështetur stabilitetin dhe paqen në rajon”. Kështu deklaroi Sekretari shtetëror i Ministrisë Federale të Mbrojtjes së Gjermanisë, Jan Stob gjatë një vizite që i bëri trupave gjermane të KFOR-it në Kosovë.

Gjatë vizitës, Stob u prit dhe u informua nga përfaqësuesi i Ambasadës Gjermane në Prishtinë Chargé d’Affaires, ndera më pas ai vizitoi kampin Film City, ku u prit nga koloneli Müller, komandant i kontingjentit gjerman të KFOR-it.

Sekretari shtetëror shprehu mirënjohjen e tij për përkushtimin, profesionalizmin dhe angazhimin e burrave dhe grave që shërbejnë në kuadër të misionit të KFOR-it. Ai u njoh nga afër edhe me operacionet e përditshme të trupave gjermane, si dhe me sfidat me të cilat ata përballen në terren.

Nga autoritetet gjermane u ritheksua se Gjermania mbetet e përkushtuar fuqishëm për të mbështetur stabilitetin, sigurinë dhe paqen në Kosovë dhe në rajon, përmes pjesëmarrjes së saj në misionin e KFOR-it.

Advertisement
Advertisement
Advertisement