Sekretari gjerman i Mbrojtjes vlerëson lart përkushtimin dhe profesionalizmin e KFOR-it - Gazeta Express
string(87) "sekretari-gjerman-i-mbrojtjes-vlereson-lart-perkushtimin-dhe-profesionalizmin-e-kfor-it"

Lajme

Gazeta Express

15/12/2025 19:03

Sekretari gjerman i Mbrojtjes vlerëson lart përkushtimin dhe profesionalizmin e KFOR-it

Lajme

Gazeta Express

15/12/2025 19:03

Jan Stoss, sekretar i Ministrisë së Mbrojtjes në Gjermanisë, ka realizuar sot një vizitë në Kosovë ku ka takuar ushtarët gjermanë që veprojnë në kuadër të misionit të KFOR-it.

Fillimisht Stoss është pritur nga i Ngarkuari me Punë, Christian Böttcher, ku pastaj ai vizitoi Kampin Film City, ku u prit nga Koloneli Müller, Komandanti i kontingjentit gjerman.

Sipas njoftimit, gjatë vizitës aty, sekretari i Ministrisë gjermane të Mbrojtjes, shprehu mirënjohjen e tij për përkushtimin dhe profesionalizmin e burrave dhe grave që shërbejnë në KFOR, duke theksuar rëndësinë e kontributit të tyre për paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Dr. Stö shprehu mirënjohje për përkushtimin dhe profesionalizmin e burrave dhe grave që shërbejnë në KFOR. Ai gjithashtu fitoi njohuri të vlefshme për operacionet e tyre të përditshme dhe sfidat me të cilat përballen në terren”, thuhet në njoftimin e Ambasadës gjermane.

Në fund thuhet se Gjermania mbetet e përkushtuar për të mbështetur stabilitetin dhe paqen në rajon”, thuhet në njoftim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement