Audienca te Papa, Osmani: E ftova për vizitë, shpresojmë për njohjen e shumëpritur nga Selia e Shenjtë - Gazeta Express
string(99) "audienca-te-papa-osmani-e-ftova-per-vizite-shpresojme-per-njohjen-e-shumepritur-nga-selia-e-shenjte"

Lajme

Gazeta Express

15/12/2025 15:10

Audienca te Papa, Osmani: E ftova për vizitë, shpresojmë për njohjen e shumëpritur nga Selia e Shenjtë

Lajme

Gazeta Express

15/12/2025 15:10

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar për një takim me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë, duke e quajtur audiencën private “nder të veçantë”.

Ajo tha se në takim e ftoi Papën që ta vizitojë Kosovën.

“Gjatë takimit i përcolla sërish urimet më të përzemërta për fillimin e misionit të tij, si dhe shpresën që pontifikati i tij të sjellë dritë, kurajë dhe mbështetje për njerëzit në nevojë anembanë botës. Përcolla poashtu ftesën e përzemërt për një vizitë të tij në Republikën e Kosovës, e cila do të pritej me shumë dashamirësi nga të gjithë qytetarët tanë”, shkroi Osmani në një postim në Facebook.

Presidentja tha se me Papën bisedoi për rolin e Kosovës, thellimin e bashkëpunimit dhe kërkesën që Selia e Shenjtë ta njohë pavarësinë e vendit.

“Biseduam për rolin e Kosovës, tokës sonë dardane, si vend që ka ndërtuar paqe dhe harmoni ndërfetare mbi përvojën e saj historike të qëndresës dhe sakrificës. Diskutuam gjithashtu për thellimin e bashkëpunimit në fusha që prekin drejtpërdrejt mirëqenien e qytetarëve tanë, me shpresën që Selia e Shenjtë do të marrë së shpejti vendimin e shumëpritur për njohjen formale të Republikës së Kosovës”.

Osmani tha se “Kosova mbetet e përkushtuar t’i forcojë marrëdhëniet me Selinë e Shenjtë dhe ta avancojë miqësinë tonë historike, duke u udhëhequr nga vlerat që na bashkojnë”.

“Në frymën e festës së Krishtlindjes, ndamë dëshirat e përbashkëta për paqe e harmoni në gjithë botën”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement