Dhjetori po e mbyll vitin me një program që s’ta len as kalendarin, as mendjen as trupin me u qetësu. Çka me bo, ku me shku, çka me pa e çka me dëgju? Qe plot propozime nga Monday Marks nga Suzanne Podcast i cili emitohet të premteve në T7.
A jeni gati për ngjarjet e javës dhe festat e fundvitit dhe partyt e trenta? Kemi përzgjedh gjithçka ka pak nga Mitrovica e Gjilani deri te Gjakova e Prishtina, plus Tirana. Plus, po ju paralajmërojmë që nesër kemi me fillu një super giveaway – bileta falas për eventin kryesor të Vitit të Ri nga Andrrat Moderne!
Kino ABC më 17 dhjetor shndërrohet në stacion të rrëfimit dokumentar me dy premiera që prekin thellë kujtesën kolektive dhe përvojat e grave: “Ferdonija”, një rrëfim i fuqishëm për qëndresën dhe dhimbjen, i shoqëruar me bisedë me regjisorin Gazmend Bajri, dhe “Sign”, një film intim mbi identitetin dhe rikthimin tek vetja, me diskutim me producenten dhe aktoren Irena Aliu.
Pak ditë ma herët, Galeria Qahili mbyll vitin me ekspozitën “Hijet e Bardha – Vizionet poetike të një të verbëri” nga Joseph Jeremiah Langley, ndërkohë, Mitrovica e ngjyros fundvitin me Nomad Festival dhe punëtorinë e upcycling të majicave, një kujtesë praktike që kreativiteti s’ka nevojë për buxhet të madh, veç për mendje të hapun. Në Gjakovë, GjakovART sjell teatër të ngjeshun e aktual, ndërsa Gjilani pret “The Public Eye”, një komedi ku martesa s’osht aq e shenjtë dhe detektivi del pak ma shumë se profesionist – por metafizik.
E nëse viti s’po mbyllet pa muzikë e zâ, s’kemi na faj: Prishtina ofron koncert festiv të muzikës klasike nga “Action for Health”, poezia merr skenën me finalen e “KultStrofa”, e EDHE n’Sofali nxehet me Babetronixx Party për ata që dojnë me e nxjerrë energjinë e mbledhun gjatë vitit. Tirana, nga ana tjetër, mirëpret Gillespie në Black Box të Universitetit të Arteve – mbramje me ulëse formalisht, po me tinguj që s’të lajnë me nejt ulun gjatë.
Krejt këto ngjarje, të shpërndame mes qyteteve e formate artistike, e bojnë këtë fundvit ma pak “mbyllje” e ma shumë “kulm”. Një lloj bilanci kulturor ku e sheh qartë: s’kemi pushu as na këtë vit, veç po e mbyllim me stil: pak seriozitet, pak reflektim dhe, patjetër, pak hajgare para se me ia fik dritat 2025-ës
LISTA E PLOTË KËTU: https://suzannepodcast.substack.com/p/monday-marks-15-dhjetor