Tërmet në Kosovë - Gazeta Express
string(46) "nje-termet-i-vogel-eshte-shenuar-sot-ne-kosove"

Lajme

Gazeta Express

15/12/2025 7:56

Tërmet në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

15/12/2025 7:56

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në orët e hershme të mëngjesit në rajonin kufitar mes Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Sipas të dhënave sizmologjike, lëkundja ka ndodhur rreth orës 07:20 sipas kohës lokale.

Sipas EMSC-së, tërmeti ka ndodhur më 15 dhjetor 2025, në orën 06:20:10 sipas kohës universale (UTC), apo 07:20 sipas kohës lokale. Epiqendra e tërmetit është lokalizuar në koordinatat 42.373° N, 21.284° E, me një thellësi prej rreth 9 kilometrash.

Lëkundjet janë ndjerë rreth 35 kilometra në juglindje të Prishtinës, si dhe rreth 11 kilometra në verilindje të Ferizajt.

Advertisement
Advertisement
Advertisement