Të shtëna me armë në Sydney, të paktën 10 të vrarë, përfshirë njërin prej autorëve - Gazeta Express
string(80) "te-shtena-me-arme-ne-sydney-te-pakten-10-te-vrare-perfshire-njerin-prej-autoreve"

Lajme

Gazeta Express

14/12/2025 11:50

Të shtëna me armë në Sydney, të paktën 10 të vrarë, përfshirë njërin prej autorëve

Lajme

Gazeta Express

14/12/2025 11:50

Të paktën 10 persona janë vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në plazhin Bondi, në periferitë lindore të Sydney të Australisë.

Policia tha se të paktën 10 persona, përfshirë autorin e sulmit, u vranë në të shtënat në plazhin Bondi.

Policia ka konfirmuar se njëri nga autorët e sulmit ka vdekur dhe tjetri është në gjendje kritike, raporton CNN.

“Në zonën përreth janë gjetur disa objekte të dyshimta, të cilat po ekzaminohen nga oficerë specialistë, dhe është vendosur një perimetër sigurie”, thuhet në deklaratën e policisë.

Policia tha se “nuk ka raportime” për incidente të tjera në Sidney të lidhura me këtë ngjarje.

Advertisement
Advertisement
Advertisement