Abelard Tahiri nga Shkupi: Dielli do të lind përsëri - liri për çlirimtarët (Foto) - Gazeta Express
string(77) "abelard-tahiri-nga-shkupi-dielli-do-te-lind-perseri-liri-per-clirimtaret-foto"

Lajme

Gazeta Express

13/12/2025 20:48

Abelard Tahiri nga Shkupi: Dielli do të lind përsëri – liri për çlirimtarët (Foto)

Lajme

Gazeta Express

13/12/2025 20:48

Kandidati për deputet i PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar pas protestës së sotme në Shkup, duke theksuar se thirrja për të vërtetën, drejtësinë dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së u dëgjua fuqishëm edhe jashtë Kosovës.

Në një mesazh publik, Tahiri u shpreh se “dielli do të lindë përsëri” për ata që qëndruan drejt dhe të palëkundur, duke përmendur ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, të cilët ia kushtuan jetën Kosovës.

“Sot, nga Shkupi, zëri ynë u dëgjua fuqishëm: liri për çlirimtarët!”, ka shkruar Tahiri, duke nënvizuar se kërkesa për drejtësi është e përbashkët dhe gjithëkombëtare.

Protesta në Shkup u mbajt në kuadër të thirrjeve të njëpasnjëshme në qytete të ndryshme, me mesazhin e qartë se liria ka emër dhe se lufta e UÇK-së mbetet e drejtë dhe e dinjitetshme.

Advertisement
Advertisement
Advertisement