Visar Azemi i LDK-së tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, “ka gënjyer sërish”.
“Ai tha se Vuk Hamoviq nuk fiton para nga Kosova dhe se shteti ynë nuk blen rrymë nga djali ish-gjeneralit serb. Por të gjitha faktet dëshmojnë të kundërtën që e tha Kurti”, ka shkruar Azemi.
“Po ashtu, partneri i kësaj qeverie Vuk Hamoviq e mban të bllokuar linjën e interkoneksionit me Shqipërinë. Të mos harrojmë se Vuk Hamoviq është duke abuzuar me çmime në kurriz të qytetarëve të Kosovës”.
Prandaj, Azemi thotë se duhet që “sa më shpejt t’i vendosim sanksione Vuk Hamoviqit”.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...