Kush është Klodjan Braho, kryeprokurori i ri i SPAK - Gazeta Express
string(50) "kush-eshte-klodjan-braho-kryeprokurori-i-ri-i-spak"

Lajme

Gazeta Express

11/12/2025 15:59

Kush është Klodjan Braho, kryeprokurori i ri i SPAK

Lajme

Gazeta Express

11/12/2025 15:59

Drejtuesi i ri i SPAK është zgjedhur sot me 7 vota, Klodjan Braho. Ai do të pasojë në këtë detyrë Altin Dumanin, pasi këtij të fundit i përfundoi mandati.

Por kush është prokurori i posaçëm Braho?

Klodjan Braho u lind në Skrapar më 21 korrik 1982. Në vitet 2000-2004 kreu studimet në Fakultetin e Drejtësisë dhe në 2005-2008 studioi në Shkollën e Magjistraturës. Ai mori emërimin më 14 nëntor 2007.

Ka pasur këto detyra:

14.11.2007-2012/ Prokuror pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat.

2012-2015/ Prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

2014-2015/ Zv.drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

2015-19.12.2019/ Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.

Nga 19 dhjetori 2019  dhe aktualisht është prokuror pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)./TCh/

Advertisement
Advertisement
Advertisement