Doris Lessing është noveliste, poete, skenariste, biografe dhe tregimtare britanike. Ajo u lind në Iran, nga prindër anglezë, më 22 tetor të vitit 1919. Më pas u shpërngul në Zimbabve. U largua nga shtëpia në moshën 15-vjeçare për të punuar si kujdestare fëmijësh. Pas dështimit të martesës së saj të dytë, Lessing-u iku në Londër kur ishte 30 vjeç, për të nisur atë që do të rezultonte në një karrierë afatgjatë. Gjatë karrierës së saj Lessing-u ka shkruar vepra mbi kolonializmin në Afrikë, sufizmin etj. Vepra e saj më e njohur është “The Golden Notebook”, që analizon mundimet e gruas gjatë Luftës së Ftohtë.
Doris Lessing njihet si një nga zërat femërorë më të fuqishëm të të gjitha kohërave, gruaja e betejave të mëdha të gjinisë së saj, modeli i miliona grave e burrave në të gjithë botën dhe shkrimtarja e të vërtetave të mëdha të kësaj bote plot me njolla të errëta, nëpër parakalimin e saj civilizues. Në krijimtarinë e saj u ndikua shumë nga Virgjinia Vulf, Usdom, Peter Lesing etj. Ka fituar disa çmime letrare gjatë karrierës së saj.
Në vitin 2007, Lessing fitoi çmimin ‘Nobel’ për Letërsi, duke u bërë shkrimtarja e 11-të që merr këtë çmim që nga fillimet e tij. Shkrimtarja britanike, nobelistja Doris Lessing, u nda nga jeta në moshën 94-vjeçare. Para se të vdiste, Lessing-u kishte lënë mbi 50 dorëshkrime e ditare të pabotuara ndonjëherë./Hejza
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...