Secret Santa është një nga traditat më të dashura të festave: e bën atmosferën më të ngrohtë, sjell buzëqeshje dhe krijon një moment të veçantë surprize për dikë nga puna, familja apo rrethi i shoqërisë. Por, sfida e vërtetë nis aty ku duhet të zgjedhësh dhuratën e duhur… pa i treguar askujt se kush je!
Nëse nuk e njeh shumë mirë personin që të ka rënë short, mos u shqetëso. Mjafton t’i bësh disa pyetje të vogla, të thjeshta dhe “rastësore” për të kuptuar çfarë e gëzon. Më poshtë janë 5 pyetjet perfekte që mund të përdorësh, pa rënë në sy, për të gjetur dhuratën ideale.
Një pyetje e thjesht, por me shumë vlerë. Ngjyra e preferuar të tregon stilin dhe të orienton drejt aksesorëve, dekorit, produkteve personale apo diçkaje që i përshtatet estetikisht.
Përgjigja të zbulon se çfarë vlerëson personi te një dhuratë: diçka praktike, diçka sentimentale apo diçka që e ka bërë të lumtur. Ky detaj është çelësi për të kuptuar tipin e dhuratës që do ta lumturonte edhe këtë vit.
Një pyetje fare e zakonshme në bisedat e përditshme, por shumë e dobishme. Preferencat në seriale tregojnë shije: dramë, komedi, mister, lifestyle. Këto sinjale të ndihmojnë të përzgjedhësh dhuratë tematike, relaksuese apo diçka argëtuese.
Një pyetje me tone nostalgjie, që duket krejt e pafajshme. Por në të vërtetë të tregon shumë për preferencat aromatike të personit: të ëmbla, drusore, freskuese, frutore apo festive. Kjo e bën më të lehtë të zgjedhësh qirinj, difuzorë, çajra aromatikë, ose produkte të vogla që lidhen me ambientin.
Kjo pyetje është një thesar i vogël informacioni. Përgjigjja tregon nëse personi përdor çantë, notes, shishe uji, karikues portabël, produkte higjiene, aksesorë personalë, apo sende praktike që përdoren çdo ditë. Aty gjen menjëherë drejtimin e dhuratës ideale.
Sekreti i Secret Santa nuk është vlera e dhuratës, por mendimi, vëmendja dhe detaji i vogël që tregon se ke dashur ta surprizosh dikë me diçka që i përshtatet. Me këto pesë pyetje të thjeshta, mund të zbulosh mjaftueshëm për të bërë zgjedhjen e duhur – pa e prishur magjinë e lojës.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...