PriFest udhëton në Podujevë - Gazeta Express
string(27) "prifest-udheton-ne-podujeve"

Arte

Gazeta Express

10/12/2025 17:20

PriFest udhëton në Podujevë

Arte

Gazeta Express

10/12/2025 17:20

PriFest vazhdon me aktivitetin vjetor MOVING CINEMA. Në bashkëpunim me Teatrin ‘Avdush Hasani’, me datë 11 dhjetor 2025 në Podujevë do të shfaqen dy filma të metrazhit të mesëm nga regjisorja Aulona Selmani.

SI NË VAJ – Aulona Selmani (Zvicër/Kosovë)

Fitues i edicionit të 15 të PriFest në kategorinë e filmave të metrazhit të mesëm.

Filmi tregon historinë e Nadies, interpretuar nga llire Vinca. Si një vejushë e re, Nadia vëzhgohet dhe kontrollohet vazhdimisht nga kunatat e saj. Gjithçka ndryshon kur një autoportret nga e kaluara e saj vë në pikëpyetje mënyrën e jetesës që ajo ka ndërtuar.

AND THE WIND WEEPS – Aulona Selmani (Zvicër/Kosovë)

Fitues i edicionit të 16 të PriFest në të njëjtën kategori. Filmi rrëfen historinë e Dautit, një të mbijetuari të një masakre ku i është vrarë djali. Për 20 vite ai është përgatitur për dëshminë që mund t’i kërkohet në Hagë. Kujtimet e tij tronditen edhe më shumë kur vëllai i tij ndërron jetë, duke e lënë atë si të vetmin dëshmitar të ngjarjes. Kujtesa fillon ta tradhtojë në detajet vendimtare dhe ai përballet me pyetjen nëse do të arrijë të sjellë drejtësi apo nëse të vdekurit do ta falin për nënshtrimin ndaj harresës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement