PriFest prezanton filmat e realizuar gjatë eventit Prishtina Kino Kabaret, të cilët do të shfaqen sot nga ora 20:00 në Kino Armata.
Strike
Andi, Lira dhe Drini janë tre shokë studimesh. Dita e tyre e “zakonshme” merr një drejtim tjetër pas një konfrontimi personalitetesh, dëshirash e përceptimesh, me Prishtinën e ditëve moderne.
Shyqyr Zotit
Një i ri me OCD, e fillon ditën si zakonisht me rutinën e tij te përpiktë. Gjatë rrugës blen një ëmbelsirë te cilën pasi e ha i shkakton mundim të fortë barku. Pa pasur zgjidhje tjetër, ai detyrohet të përdore një banjo publike, ku i ndodh diçka krejt e pazakontë.
Këta filma janë bashkëprodhim i PriFest dhe Katror Media, dhe do të shfaqen pas filmave garues të eventit paralel të PriFest Frames of the Future.
Filmat janë realizuar nga ekipet e Prishtina Kino Kabaret nën mentorimin e Valter Lucaj.
Kjo përvojë unike e realizimit të filmave bashkoi krijues të rinj nga rajoni për të bashkëpunuar, mësuar dhe prodhuar filma të shkurtër brenda vetëm disa ditësh, duke kombinuar kreativitetin, punën ekipore dhe spontanitetin.
Pjesëmarrësit morën pjesë në një program intensiv dhe praktik, që përfshinte punëtori kreative, mentorim dhe prodhim filmik, të gjitha brenda një ambienti bashkëpunues.
Pas shfaqjes, ekipet do të jenë të pranishme për një përshëndetje dhe takim të shkurtër me publikun.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...