“Jeanne Dielman, 23 quai du Commerce, 1080 Bruxelles” i Chantal Akerman, do të shfaqet me 10 dhjetor, duke filluar prej orës 19:00, si pjesë e partneritetit me @europeanfilmacademy.
Filmi ndjek tre ditë nga jeta e përditshme e Jeanne Dielman, një gruaje të ve, që jeton me djalin e saj adoleshent në Bruksel. Me një ritëm të ngadaltë, rigoroz dhe shumë observues, filmi paraqet rutinën e saj të shtëpisë: gatimin, pastrimin, shëtitjet për të bërë pazarin dhe ritualet e përditshme. Për të përballuar financiarisht jetën, Jeanne pranon klientë në shtëpi dhe kryen marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës.
Chantal Akerman (1950–2015) ishte një regjisore, skenariste dhe artiste belge, një nga zërat më të rëndësishëm të kinemasë eksperimentale dhe feministe. Ajo lindi në Bruksel në një familje hebreje polake; nëna e saj ishte e mbijetuar nga Auschwitz, gjë që ndikoi thellësisht në tematikën e shumë filmave të Akerman-it, ku shpesh gjejmë motivet e traumës, shtegtimit dhe identitetit.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...