Hijet e Bardha: “Vizionet poetike të një të verbëri” Joseph Jeremiah Langley - Gazeta Express
string(73) "hijet-e-bardha-vizionet-poetike-te-nje-te-verberi-joseph-jeremiah-langley"

Arte

Gazeta Express

09/12/2025 15:43

Hijet e Bardha: “Vizionet poetike të një të verbëri” Joseph Jeremiah Langley

Arte

Gazeta Express

09/12/2025 15:43

Me 15 dhjetor, duke filluar nga ora 19:00, Galeria Qahili hap edicionin e radhës të ekspozitës tradicionale dhe festës së artistëve, Hijet e Bardha.

Edicioni i sivjetshëm prezanton punën dhe koleksionin personal të artistit Joseph Jeremiah Langley, një krijues amerikano-francez i cili ia ka kushtuar jetën artit dhe edukimit artistik. Ekspozita mban titullin “Vizionet poetike të një të verbëri”, dhe trajton idenë e të jetuarit të shumë jetëve brenda një trupi të vetëm.

Ky edicion i Hijeve të Bardha sjell një udhëtim vizual dhe emocional që reflekton eksperiencat e shumta të artistit: nga vendlindja në Karolinën e Veriut, udhëtimet në Francë, stinët e jetës në cirk, deri te krijimtaria e tij multidisiplinare si një figurë nomade që lëviz nëpër botë duke mbajtur mbi supe shtëpinë e artit.

Kjo ekspozitë është në kuadër të programit vjetor të Galerisë Qahili dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement