Vrasja e Martin Canit, dënohet me 16 vjet burgim autori - Gazeta Express
string(54) "vrasja-e-martin-canit-denohet-me-16-vjet-burgim-autori"

Lajme

Gazeta Express

09/12/2025 14:32

Vrasja e Martin Canit, dënohet me 16 vjet burgim autori

Lajme

Gazeta Express

09/12/2025 14:32

Gjykata e Tiranës vendosi të dënojë me 16 vjet burgim, 14-vjeçarin Mario Perlleshaj, pasi e shpalli fajtor për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij Martin Cani.

Vrasja e Martin Canit ndodhi, më 18 nëntor 2024, në Tiranë, rreth 200 metra larg shkollës “Fan Noli”.

Konflikti mes dy adoleshentëve kishte nisur tri ditë para ngjarjes, brenda ambienteve të shkollës për motive të dobëta. Edhe pse në dukje ishte shuar, konflikti u rindez sërish brenda shkollës.

Të dy të miturit u përplasën në tualetet e shkollës gjatë paradites kur ndodhi ngjarja dhe debatuan ashpër, por u ndanë nga roja i sigurisë.

Pas mësimit, të shoqëruar nga miqtë e tyre, ata u takuan pranë shkollës, ku konflikti u përshkallëzua në një përleshje fizike, duke përfunduar me vrasjen e Martinit dhe plagosjen e Luis Meçes. 

Advertisement
Advertisement
Advertisement