Pacienti që iku nga Enti Special në Shtime, konsiderohet i rrezikshëm për sigurinë publike - Gazeta Express
string(89) "pacienti-qe-iku-nga-enti-special-ne-shtime-konsiderohet-i-rrezikshem-per-sigurine-publike"

Lajme

Gazeta Express

09/12/2025 12:50

Pacienti që iku nga Enti Special në Shtime, konsiderohet i rrezikshëm për sigurinë publike

Lajme

Gazeta Express

09/12/2025 12:50

Një pacient është larguar pa autorizim të hënën nga Qendra për Integrim dhe Rehabilitim Social e Komuniteteve të Pasigurta (QIRSKP), ndërsa Policia e Ferizajt ka bërë të ditur se i njëjti konsiderohet i rrezikshëm për sigurinë publike.

Lajmi është konfirmuar për Klankosova nga zëdhënësi i Policisë së Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka njoftuar se personi, ka probleme psiqike dhe aktualisht është shpallur në kërkim.

Sipas Policisë, largimi i pacientit është raportuar rreth orës 12:30, ndërsa deri më tani nuk ka informacione për vendndodhjen e tij.

“Jemi njoftuar se pacienti m/sh/k prej orës 12:30 nuk është në Q.I.R.S.K.P. Vlen të ceket se i njëjti nuk është recidivist i ikjeve nga enti. Personi vërehet në pamje fizike që është me të meta dhe po ashtu me njërën këmbë çalon, ndërsa i gjatë është rreth 170 centimetra”, ka deklaruar Veseli.

Advertisement
Advertisement
Advertisement