Joni Keta zgjidhet drejtor i ri i Byrosë Kombëtare të Hetimit në Shqipëri - Gazeta Express
string(73) "joni-keta-zgjidhet-drejtor-i-ri-i-byrose-kombetare-te-hetimit-ne-shqiperi"

Lajme

Gazeta Express

09/12/2025 12:35

Joni Keta zgjidhet drejtor i ri i Byrosë Kombëtare të Hetimit në Shqipëri

Lajme

Gazeta Express

09/12/2025 12:35

Këshilli i Lartë i Prokurorisë u mblodh sot për të shqyrtuar dhe votuar kandidaturën për drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Kandidati i propozuar për postin e drejtorit është Joni Keta, ish zv.drejtor i BKH-së, u zgjodh në krye të “FBI”-së shqiptare me 11 vota pro dhe asnjë kundër.

Keta do të ketë një mandat 5-vjeçar nën drejtimin e BKH duke pasuar postin e Aida Hajnajt, si edhe ka mundësinë e rizgjedhjes pas përfundimit të mandatit.

Procesi i përzgjedhjes ka zgjatur disa muaj dhe në garë ishin gjithsej 7 kandidatë, përfshirë zyrtarë të lartë të policisë dhe prokurorë. BKH, e njohur ndryshe si “FBI-ja shqiptare”, u drejtuar gjatë mandatit të parë nga Aida Hajnaj.

Advertisement
Advertisement
Advertisement