Babai e raporton djalin në Polici për dhunë: Ishte në ndikim të drogës, kërkon para, kjo ka ndodhur edhe më herët - Gazeta Express
string(110) "babai-e-raporton-djalin-ne-polici-per-dhune-ishte-ne-ndikim-te-droges-kerkon-para-kjo-ka-ndodhur-edhe-me-heret"

Lajme

Gazeta Express

09/12/2025 9:11

Babai e raporton djalin në Polici për dhunë: Ishte në ndikim të drogës, kërkon para, kjo ka ndodhur edhe më herët

Lajme

Gazeta Express

09/12/2025 9:11

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku babai ka raportuar se djali i tij ka ushtruar dhunë ndaj tij, e që kjo ka ndodhur edhe më herët.

Ai ka raportuar se i biri i tij ishte nën ndikim të substancave narkotike, e që siç ka thënë ai shpesh kërkon para e bëhet agresiv.

“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se djali i tij, i dyshuari mashkull kosovar, kishte ushtruar dhunë ndaj tij. Sipas viktimës i dyshuari ka qenë nën ndikim të substancave narkotike dhe i njëjti shpesh bën këso veprimesh kërkon para dhe bëhet agresiv. Si pasojë e dhunës viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari nuk është hasur nga policia. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement