Burim Ramadani: Aleanca do të prezantojë program të pakrahasueshëm për mbrojtje dhe siguri - Gazeta Express
string(89) "burim-ramadani-aleanca-do-te-prezantoje-program-te-pakrahasueshem-per-mbrojtje-dhe-siguri"

Lajme

Gazeta Express

09/12/2025 8:49

Burim Ramadani: Aleanca do të prezantojë program të pakrahasueshëm për mbrojtje dhe siguri

Lajme

Gazeta Express

09/12/2025 8:49

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Burim Ramadani, ka deklaruar se partia e tij do të prezantojë një program të ri, të cilin e quan të pakrahasueshëm, në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Duke theksuar rolin që AAK ka pasur në themelimin e ushtrisë së vendit, Ramadani tha se Kosova duhet të rikthejë fokusin në siguri, njësoj si shtetet demokratike në vitet e fundit.

“Siç e bëmë Ushtrinë, do ta mbrojmë Kosovën. Aleanca do të prezantojë program të pakrahasueshëm për mbrojtje dhe siguri,” deklaroi ai.

Sipas Ramadanit, konteksti global i sigurisë ka ndryshuar dhe Kosova nuk mund të mbetet pas.

“Tash e sa vite fokusi i shteteve demokratike është rikthyer tek siguria e mbrojtja, prandaj edhe Kosova duhet të bëjë njëjtë. Për këtë fushë, nuk ka njeri që mund ta na kontestojë.  AAK është në ligë në vete tek mbrojtja dhe siguria. Tjerët janë në liga lokale”, ka shkruar Ramadani.

Advertisement
Advertisement
Advertisement