Shënohet Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut - Gazeta Express
string(52) "shenohet-dita-nderkombetare-e-te-drejtave-te-njeriut"

Lajme

Gazeta Express

09/12/2025 7:50

Shënohet Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut

Lajme

Gazeta Express

09/12/2025 7:50

Qendra Burimore për Personat e Zhdukur (QBPZh) organizon dy ngjarje që shënojnë Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, kushtuar të drejtës për të vërtetën, drejtësinë dhe dinjitetin për familjet e personave të zhdukur në Kosovë.

Do të ketë diskutim në Tryezë të Rrumbullakët. Tryeza do të përqendrohet në zhvillimet e fundit në sqarimin e fatit të personave të zhdukur, të drejtat e familjeve brenda Drejtësisë Tranzicionale dhe rolin e Institutit të Mjekësisë Ligjore në proceset e kërkimit, rikuperimit dhe identifikimit.

Do të pasojë një diskutim i hapur dhe një seancë pyetje-përgjigje, me qëllim forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, mirëkuptimit dhe mbështetjes për familjet e prekura. Ky aktivitet mbështetet nga Ambasada Zvicerane në Kosovë.

Po ashtu do të shfaqja e dokumentarit “Hijet”.  Dokumentari ofron një portretizim reflektues të jetës dhe kontributit profesional të Bajram Qerkinajt, duke nënvizuar kujtesën, qëndrueshmërinë dhe kërkimin e vazhdueshëm të së vërtetës në lidhje me personat e zhdukur në Kosovë. Kjo shfaqje e dokumentarit mbështetet nga Ambasada Britanike në Kosovë përmes UNDP-së.

Advertisement
Advertisement
Advertisement