KQZ-ja mban mbledhjen e radhës - Fokus përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit - Gazeta Express
string(92) "kqz-ja-mban-mbledhjen-e-radhes-fokus-pergatitjet-per-zgjedhjet-e-parakohshme-te-28-dhjetorit"

Lajme

Gazeta Express

08/12/2025 10:26

KQZ-ja mban mbledhjen e radhës – Fokus përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit

Lajme

Gazeta Express

08/12/2025 10:26

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thirrur mbledhjen e 93-të për vitin 2025, e cila do të mbahet sot në ora 13:30, në zyrat e KQZ-së.

Mbledhjen do ta hapë kryesuesi Kreshnik Radoniqi, ndërsa në rend të ditës janë përfshirë çështje kyçe që lidhen me përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të planifikuara për 28 dhjetor 2025.

Pikat kryesore të rendit të ditës:

Këshilli për Operacione Zgjedhore

– Shqyrtimi dhe miratimi i formulës së Këshillave të Vendvotimeve për vendvotimet e rregullta dhe ato me kushte.

– Shqyrtimi i përbërjes së ekipeve për numërim në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve për zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.

 Këshilli për Personel

– Shqyrtimi i listës së kandidatëve potencialë për anëtarë të Komisionit të Pranimit për pozita të nivelit të ulët drejtues.

 Të ndryshme

– Çështje tjera procedurale dhe organizative.

Advertisement
Advertisement
Advertisement