Atmosfera festive ja ka nis m’u shpërnda ka pak me sheshe të zbukurume, paralajmërime dhe organizime festive, muzikë k’shnellash, planifikime për natën e parë, dytë, tretë… Qe edhe lista e javës nga Monday Marks, botuar nga podkasti Suzanne që emitohet edhe në T7.
Sa hynem në javët e fundit të vitit, normalisht ja nisën edhe paralajmërimet për ngjarjet festive, prej koncerteve me kangë Krishtlindjesh e deri te partyt me kcy hareshëm. Qe top lista jonë Monday Marks, me propozimet ma t’mira t’javës, Prej Prishtinës, kah Peja e Gjilani, e deri n’Tiranë.
Nga skena e Teatrit Kombëtar ku “A Jingle of Memories” e sopranos Urta Haziraj rikthen emocionin kolektiv të fëminisë, e deri te rishfaqja e fuqisë së baletit me “HOPE”, ky dhjetor e fillon me tone festive por edhe reflektive. Keni edhe ekspozita që shfaqin zana të rinj e të guximshëm: si Zana Begolli në Grand Hotel dhe “Vagullnaja vizuale” në Pejë, ndërsa Fondacioni 17 po na fton në një javë pop-up arti që e shndërron hapsinën në Tokbashqe në një laborator të vogël të ideve. Teatri po vjen me energji të freskët rinore në Gjilan me premierën “A PO M’NIN”.
Në elektronikë ritmi nuk ndalet. Nga “Local Legends Night” në Zone e deri te opening party e Nexusit te 13 Rooftop, dhjetori po lëviz shpejt, me DJ të skenës vendore që prekin krejt spektrin e muzikës elektronike, ndërsa Posht’ vazhdon me besnikërinë e zakonshme ndaj tingujve të errët e intensiv me Nuclear Doom.
Nëse ka një gjë që ky muaj po na e kujton, është se qytetet tona kanë kulturë të rezistencës dhe reziliencës: me fëmijë që këndojnë, me trupa që kërcejnë, me artistë që shtyjnë kufijtë, dhe me njerëz që inspirohen e shoqnohen ditë e natë. Dhjetori po e mban fjalën: me pa, me u dëgju e me përjetu.
Linku me ngjarjet e plota: https://suzannepodcast.substack.com/p/monday-marks-8-dhjetor
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...