Krejt çfarë ndodhi me aeroplanin e nisur nga Prishtina në Stamboll - Gazeta Express
string(66) "krejt-cfare-ndodhi-me-aeroplanin-e-nisur-nga-prishtina-ne-stamboll"

Lajme

Gazeta Express

08/12/2025 6:56

Krejt çfarë ndodhi me aeroplanin e nisur nga Prishtina në Stamboll

Lajme

Gazeta Express

08/12/2025 6:56

Një avion pasagjerësh i kompanisë AJet, i cili operonte fluturimin Prishtinë–Stamboll, ka dalë nga pista menjëherë pas uljes në Aeroportin Ndërkombëtar Sabiha Gökçen në Stamboll.

Avioni i tipit Boeing 737-800, që u ul në pistën e re 06R/24L, ka devijuar nga aksi i taksimit dhe ka përfunduar në një terren të butë pak çaste pas prekjes së tokës.

Si pasojë e incidentit, kompania menaxhuese e aeroportit ka lëshuar një NOTAM, duke njoftuar se pista 06R/24L mbetet e mbyllur për trafik deri në njoftimin e radhës, raporton portali airporthaber2.com.

Mbyllja e njërës prej pistave kryesore gjatë orëve të ngarkuara të operimit ka shkaktuar vonesa të konsiderueshme, ndërsa disa avionë janë detyruar të kryejnë pasim ose të përsërisin procedurat e uljes.

Ekipet emergjente dhe ato teknike të aeroportit janë dërguar menjëherë në vendngjarje.

Aktualisht po zhvillohen punimet për nxjerrjen e sigurt të avionit nga terreni ku ka mbetur i bllokuar.

Sipas informacionit të deritanishëm, nuk raportohet për persona të lënduar.

Autoritetet turke kanë njoftuar se pista do të qëndrojë e mbyllur deri në përfundimin e operacionit të shpëtimit dhe untilizimit të avionit.

Paralelisht, SHGM (Drejtoria e Aviacionit Civil e Turqisë) dhe administrata e aeroportit kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e incidentit.

Ambasada ka thënë se sipas informacioneve zyrtare të gjithë pasagjerët janë evakuuar në mënyrë të sigurtë dhe nuk ka ndonjë të lënduar. 

Kompania AJet, në deklaratën e saj, ka thënë se është kryer aterrimi në mënyrë të rregullt dhe se gjatë lëvizjes në rrugën e taksimit ka dalë në terren të butë si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. 

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Turqi njofton se, në Aeroportin Sabiha Gökçen, një aeroplan i operuar nga kompania AJet, i tipit Boeing 737-800, i cili realizoi fluturimin Prishtinë–Stamboll me numër TKJ76Q / VF102, pas aterrimit ka dalë nga rruga e taksimit dhe është ndalur në skajin e pistës. Sipas informacioneve zyrtare, të gjithë pasagjerët janë evakuuar në mënyrë të sigurt përmes shkallëve të jashtme, pa qenë e nevojshme përdorimi i rrëshqitësve emergjentë.  Nuk ka raportime për persona të lënduar dhe udhëtarët janë larguar në mënyrë të rregullt nga aeroporti drejt destinacioneve të tyre. Në deklaratën e saj, kompania AJet ka bërë të ditur se aeroplani ka kryer një aterrim të rregullt dhe se gjatë lëvizjes në rrugën e taksimit ka dalë në terren të butë, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut”, ka njoftuar Ambasada e Kosovës në Ankara. 

Advertisement
Advertisement
Advertisement