Sala Jashari: Po rikthehem me numrin 9 në listën e PDK-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit - Gazeta Express
string(85) "sala-jashari-po-rikthehem-me-numrin-9-ne-listen-e-pdk-se-per-zgjedhjet-e-28-dhjetorit"

Lajme

Gazeta Express

07/12/2025 20:26

Sala Jashari: Po rikthehem me numrin 9 në listën e PDK-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Lajme

Gazeta Express

07/12/2025 20:26

Sala Jashari do të kandidojë sërish për deputete të Kuvendit të Kosovës.

Në njoftimin për kandidim, Sala Jashari shkruan:

Kur u zgjodha deputete në Parlamentin e Kosovës, prisja që gjërat të ishin ndryshe.

Prisja të punoja për të krijuar legjislacion në arsim që do t’u siguronte fëmijëve në mbarë Kosovën arsim cilësor.

Prisja të luftoja që Ushtria Çlirimtare e Kosovës të merrte pension të dinjitetshëm dhe respektin e merituar nga institucionet tona.

Prisja t’u jepja të rinjve të Kosovës një zë të vërtetë në parlament, në mënyrë që ta zhvillonim një vend që funksionon për ta dhe me ta, e shumë e shumë pritshmëri të tjera!

Edhe pse në vitin 2025 nuk munda t’i realizoja këto qëllime siç i kisha menduar, përkushtimi im për t’i shërbyer Kosovës vetëm është forcuar.

Po rikthehem sepse, me besimin tuaj, unë nuk dorëzohem kurrë, e sidomos jo në këtë moment kritik për Kosovën!

Sot po fillojmë sërish nga zero.

Mbështetja e secilit prej jush është nder dhe vlerë për mua.

Unë jam gati të punoj për ju, sepse besoj se bashkë me ju mundësitë janë aty!

Andaj, këtë herë fushatën do ta bëjmë bashkë, sipas kërkesave dhe ideve tuaja.

Hajde të bashkohemi edhe njëherë: të flasim, të diskutojmë, të debatojmë, sepse neve nuk na ka hije të heshtim!

E në fund të fundit, takimet me ju kanë lezet. T’i paraprijmë festës me punë dhe përkushtim!

Më 28 dhjetor, kërkoj sërish mbështetjen tuaj, unë po kandidoj me numrin 9.

Postimi i plotë:

Advertisement
Advertisement
Advertisement