Rrahje masive në Shtutgart, plagoset një 16-vjeçar - Gazeta Express
string(49) "rrahje-masive-ne-shtutgart-plagoset-nje-16-vjecar"

Lajme

Gazeta Express

07/12/2025 18:49

Rrahje masive në Shtutgart, plagoset një 16-vjeçar

Lajme

Gazeta Express

07/12/2025 18:49

Një gjashtëmbëdhjetëvjeçar u qëllua me armë në një shesh lojërash në Shtutgart, pas një përleshjeje midis 10 deri në 15 persona.

Policia mbërriti me 18 automjete dhe hetuesit kriminalë rrethuan sheshin e lojërave dhe siguruan prova. Shkaku i përleshjes dhe të shtënave nuk është ende i qartë, sipas mediave gjermane.

16-vjeçari i plagosur u gjet më vonë në lagjen Nordbahnhof, rreth shtatë kilometra larg vendit të përleshjes. Policia tha se gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën, transmeton KosovaPress.

Policia gjermane ende nuk ka publikuar informacione mbi identitetin e pjesëmarrësve, por tha se janë duke vazhduar hetimet në lidhje me rastin.

Advertisement
Advertisement
Advertisement