Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Grabanicë të Klinës, Policia: Mbrëmë familjarët e raportuan të zhdukur - Gazeta Express
string(123) "gjendet-trupi-i-pajete-i-nje-gruaje-ne-lumin-e-fshatit-grabanice-te-klines-policia-mbreme-familjaret-e-raportuan-te-zhdukur"

Lajme

Gazeta Express

07/12/2025 16:18

Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Grabanicë të Klinës, Policia: Mbrëmë familjarët e raportuan të zhdukur

Lajme

Gazeta Express

07/12/2025 16:18

Në lumin Bistrica në Grabanicë të Klinës është gjetur trupi i pajetë i një gruaje, e cila u raportua e zhdukur mbrëmë nga familjarë të saj. Mediat lokale publikuan pamje nga nxierrja e një trupi të pajetë nga lumi.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi i tha Gazetës Express se trupi i pajetë u gjet rreth orës 13:15.

“Është gjetur rreth orës 13:15 minuta nga Policia. Mbrëmë diku rreth orës 19:30 është raportuar nga familjarët që është larguar nga shtëpia dhe nuk po gjendet”, tha ai.

Gashi tha se rasti ishte inicuar si “person i zhdukur” dhe nga kërkimet, trupi i pajetë u has “diku një kilometër larg urës së fshatit”.

“Mjeku e ka konstatuar vdekjen”, tha zëdhënësi, ndërsa shtoi se hetuesit rajonalë dhe prokurori i shtetit ishin po ashtu në vendin e ngjarjes.

Prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Advertisement
Advertisement
Advertisement