Transferimi i pushtetit në veri duket se s'e ka bindur BE-në, raportohet se Kosovës s'do t’i hiqen masat - Gazeta Express
string(100) "transferimi-i-pushtetit-ne-veri-duket-se-se-ka-bindur-be-ne-raportohet-se-kosoves-sdo-ti-hiqen-masat"

Lajme

Gazeta Express

07/12/2025 13:14

Transferimi i pushtetit në veri duket se s’e ka bindur BE-në, raportohet se Kosovës s’do t’i hiqen masat

Lajme

Gazeta Express

07/12/2025 13:14

Në Bruksel është kundërshtuar sërish heqja e masave ndëshkuese ndaj Kosovës. Sipas Koha.net, Franca, Italia, të mbështetura nga Spanja, Hungaria e Sllovakia kanë pasur këtë qëndrim në një takim të fundit.

Në anën tjetër, sipas Kohës, “së paku 13 shtete” kanë kërkuar që ato të hiqen.

Transferimi i pushtetit lokal në komunat veriore të vendit nuk e ka ndryshuar disponimin e Brukselit. Sipas këtij raportimi, heqja e masave nuk pritet të ndodhë, së paku jo para se të përfundojnë zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Shtetet anëtare raportohet se janë të ndara rreth heqjes së masave edhe pse shumica janë për heqjen e menjëhershme të masave.

Koha shkruan se s’ka marrë ende përgjigje zyrtare nga BE-ja rreth kësaj çështjeje.

Advertisement
Advertisement
Advertisement