Sot në 23:59 mbaron afati për dorëzimin e listave me kandidatët për deputetë - Gazeta Express
string(75) "sot-ne-2359-mbaron-afati-per-dorezimin-e-listave-me-kandidatet-per-deputete"

Lajme

Gazeta Express

07/12/2025 7:11

Sot në 23:59 mbaron afati për dorëzimin e listave me kandidatët për deputetë

Lajme

Gazeta Express

07/12/2025 7:11

Sot në orën 23:59 do të përfundojë afati i dorëzimit të listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Deri tani kanë përfunduar tri nga afatet kryesore që kanë të bëjnë me subjektet politike.

Aplikimi për certifikim i subjekteve politike që duan të marrin pjesë në zgjedhje; formimi i koalicioneve nga partitë politike; dhe njoftimi për mospjesëmarrje në zgjedhje – janë aktivitetet kryesore, afatet e të cilave kanë përfunduar më 30 nëntor, në orën 23:59.

Më 17 dhjetor nis edhe fushata elektorale, për zgjedhjet nacionale në vend.

Advertisement
Advertisement
Advertisement