Epistula e javës/ Gertrude Stein dhe Carl Van Vechten, maj-tetor 1915 - Gazeta Express
string(67) "epistula-e-javes-gertrude-stein-dhe-carl-van-vechten-maj-tetor-1915"

Arte

Gazeta Express

05/12/2025 15:48

Epistula e javës/ Gertrude Stein dhe Carl Van Vechten, maj-tetor 1915

Arte

Gazeta Express

05/12/2025 15:48

Gertrude Stein (1874 – 1946), poete, romancierë, dramaturge dhe koleksioniste arti amerikane. Stein u vendos në Paris më 1903. Ajo mirëmbajti një sallon, i cili frekuentohej nga figurat më të rëndësishme të modernizmit në letërsi dhe art, si Pablo Picasso, Ernest Hemingway, F. Scott Fitzgerald, Sinclair Lewis, Ezra Pound, Sherwood Anderson dhe Henri Matisse.

Carl Van Vechten (1880 – 1964), shkrimtar dhe fotograf amerikan. 

Letra e parë

Për Carl Van Vechten

26 maj 1915

Grand Hotel, Palma de Mallorca, Iles Baleares, Spanjë

I dashuri im Van, 

Jam e lumtur që ke dalë nga burgu. Nuk ma ka ëndja burgun edhe kur është ushqyes. Ma ha mendja se është vetëm paragjykim, por kjo është mënyra se si ndihem rreth kësaj gjëje. 

Do të qëndrojmë këtu edhe për dy muaj të tjerë, ma merr mendja. Është shumë këndshëm dhe unë po punoj bukur fort, në një gjë paksa të gjatë. Sa i përket revistës Rogue, do të doja t’ia shisja tekstin Preciosilla për 50 dollarë, po e deshën, e nëse dua, atëherë ti mund ta marrësh, duke e paraqitur këtë letër, nga znj. Knoblauch1, e cila e posedon. Kam marrë një letër nga (Donald) Evansi, ku më thoshte se do të ma dërgonte llogarinë, por meqë nuk më ka ardhur ende, atëherë ka gjasë të ketë shkuar në Lusitania dhe do t’i shkruaj për këtë sërishmi. Nëse Rogue e merr tekstin Preciosilla, dërgoma çekun këtu nëse lëshohet brenda muajit, çka duhet ta bëjnë në rast të botimit. Shumë faleminderit.

Shënime: 

Znj. Knoblauch posedonte shumë prej dorëshkrimeve të G. Steinit, përfshirë ‘The Making of Americans’. 

Letra e dytë 

Për Gertrude Stein

12 korrik 1915

Fairfax Arms 151 East 19th StreetNew York

E dashur Gertrude Stein,

Ju jeni për mrekulli atje në Spanjë, ndërsa ne po zhvendosemi – (do të vëresh se kemi një adresë të re). Kemi qenë në Perëndim – dhe tash po ulem të shkruaj, ndërkohë që Fan po bëhet një yll e njohur filmi. 

Nju Jorku është i freskët kësaj vere dhe s’e kam fort dert këtë sa për ndryshim, veçanërisht meqë apartamenti i ri është shumë lart në ajër dhe ka shumë puhi1. Por do të ishte mirë të ishim në Spanjë. Në të vërtetë ma ha mendja se do të jemi andej para se të mbarojë dimri. A po bën ndonjë ndryshim lufta? – Me gjasë po ju pëlqen, përndryshe nuk do të shkonit kaq shpesh aty.

Nuk po arrij të shkruaj asgjë përveçse për muzikën tash – dhe njerëzit po i pëlqejnë artikujt aq sa për t’i blerë. Mendoj se dikush duhet të shkruajë për luftën? S’do të marrë fund kurrë!

Revista Rogue nuk do të dalë për disa javë. Është një pauzë e pavend – ashtu siç ishin të pavenda zhvendosjet e saj. 

Të fala znjsh. Taklos dhe juve nga ne të dy.

Carlo Van Vechten

Shënim: 

Para se të martoheshin Van Vechten dhe Marinoff kishin jetuar në anën perëndimore të Manhatanit, ai në West Forty-fourth Street dhe ajo në St. Margaret, në një apartament hoteli në West Forty-seventh Street. Ky apartament, në katin e epërm të një ndërtese banimi në East Nineteenth Street, ishte apartamenti i tyre i parë i përbashkët.

Letra e tretë

Për Carl Van Vechten

10 maj gusht 1915

45 Calle del dos de Mayo Terreno Palma de MallorcaÎles BaléuresSpain

I dashur Van,

Adresa juaj qenka vërtet e kuqe1. Mendoj se është shumë i bukur. Sidoqoftë, ne e kemi marrë këtë shtëpinë e vogël për ca muaj dhe kemi sjellë shërbëtoren2 tonë franceze, e cila vazhdon të ankohet ndaj të kaltrës së Mesdheut. Nuk është ngjyrë uji, thotë ajo. Nuk e dimë sa gjatë do të qëndrojmë. Ca muaj, gjithsesi. Sapo kemi qenë në Valencia për një javë dhe pamë gjithë atë që është për t’u parë nga lufta me dema, Gallon, Galliton dhe Belmonten. Këta emra nuk ju thonë juve asgjë, por ne i pamë pesë nga përleshjet më të mira. Është gjëja e vetme që mund t’ju bëjë të harroni luftën, kjo është gjëja e vetme që më bën ta harroj luftën. Shpresoj se Rogue nuk është shuar për fare. Mezi po prisja që të botonin disa prej gjërave të mia të shkurtra si romanet e mia sentimentale, etj. Mund të vazhdoni të më shkruani në adresën e Parisit, ose këtu, si të doni. Gjithë të mirat Fanias dhe juve.

Gertrude Stein.

Shënime: 

Kartolina e Van Vechtenit reflektonte adresën e tij të re: stema e Fairfax e shtypur me të kuqe.

Jeanne Poule, shërbëtorja bretone e Steinit, kishte ardhur nga parisi.

Letra e katërt

Për Carl Van Vechten

23 gusht 1915

45 Calle del dos de Mayo Terreno Palma de MallorcaÎles Baléares, Spanjë

I dashur Van,

Kam nisur të dëshpërohem një çikëz tash që dielli nuk është aq i nxehtë, kështu që me gjasë do të kthehemi në Paris për një kohë, pastaj prapë diku në Spanjë. Pra përdore adresën e Parisit tash për tash. Gjithë të mirat

Gertrude Stein.

Letra e pestë

Për Gertrude Stein

24 tetor 1915

Fairfax Arms151 East 19th Street New York

E dashur Gertrude Stein—

Rogue po shllapuritet poshtë e lart si molla në ujë – dhe nuk e di a do të dalë prapë1. Jua kam zili për luftërat me dema – mund ta bëjnë çkado tjetër të duket më pak brutale – por edhe ne do t’i shohim së shpejti. Presim të jemi në Spanjë në prill, nëse mund do të mund të largohemi prej këtej. Por tash Fania është shumë e zënë me filmat sa nuk po gjejmë kohë për asgjë tjetër. Sapo jemi kthyer nga Ishujt Bahama – Nassau – një qytet me rreth 10.000 banorë, peshk të shkëlqyeshëm – dhe pemë kakaoje – ku Fania ishte heroina e një filmi të mrekullueshëm3 – Stephen Haweis është këtu duke bërë birë vizatime peshq me ngjyra në kube dhe rrathë – gjëra të bukura3. Maurice Sterne ka pothuajse dymbëdhjetë nudo të Mabel (Dodge) në Montross Galleries – në poza të ndryshme. Në njërën prej tyre është duke lexuar një libër me këmbët e saj në llambadarin e tavanit4.

Po shkruaj bukur shumë – po ju?

Në Nassau pamë një skenë religjioze zezake që në njëfarë mënyre mund të thuhet se e kalonte luftën me dema. Ato krijesa përfundonin në një gjendje aq të dhunshme histerike sa duhej të përmbaheshin dhe lidheshin – ishte vërtet argëtuese dhe më bëri të harroja Zotin. 

Qëndro në Spanjë derisa të vijmë ne. Bën vaki do të shkojmë në Granada në maj… Ma ha mendja se Spanja është e ftohtë dimër.

Të fala për Miss Taklosin

Carl V. V.

Shënime: 

Vështirësitë financiare e kishin bërë Nortonin të braktiste planin për të botuar revistën Rogue dy herë në muaj.

Marinoff dhe Van Vechten ishin nisur me anije nga Nju Jorku më 22 shtator 1915 për në Nassau, Bahama. Marinoff ishte angazhuar të lunte rolin e Lady Hungerford në Nedra, film nga George Barr McCutcheon. Van Vechten u paraqit shkurt në film në rolin e një kapiteni të një anijeje luftarake.

Van Vechten lishte shfrytëzuar këtë përvojë në dy ese të tij, “The Holy Jumpers,” në librin e tij In the Garret, fq. 131–45; dhe “On Visiting Fashionable Places out of Season,” në librin Excavations, fq. 1–26.

Stephen Haweis (Hugh Oscar William Haweis), piktor anglez dhe bashkëshort i poetes dhe piktores Mina Loy (1882–1966). 

Sterne kishte ekspozuar 12 vizatime me ngjyrë (tempera), punime të Mabel Dodge, në një ekspozitë të përbashkët në Montross Gallery, New York, 2–23 tetor 1915.

/Marrë nga ‘The Letters of Gertrude Stein and Carl Van Vechten, 1913-1946’, Columbia University Press, 2013

/Përkthimi Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement