Mbrëmë, në La Mama Experimental Theatre Club, është dhënë shfaqja ‘They Are All Gone’, me tekst të dramaturgës Doruntina Basha dhe me regji të regjisorit Andrej Nosov.
Drama e Doruntina Bashës, ‘Ata nuk janë më’ (They Are All Gone), është prodhim i Heartefack dhe Sarajevo War Theatre SARTR dhe My Balkans, në bashkëpunim me Allianz Foundation, Ibsen Scope 2022 Winner, Creative Europe dhe Sigrid Rausing Trust. Regjia është bërë nga Andrej Nosov dhe luajnë: Mirjana Karanović, Svetozar Cvetković, Alban Ukaj (me zërat e Maja Salkić, Davor Sabo, Kemal Rizvanović, Matea Mavrak, Hana Zrno, Sanin Milavić, Faruk Hajdarević, Alen Konjicija, Natalia Dmitrieva dhe Dino Hamidović).

Rreth tekstit:
Drama ekzaminon pozicionin e të gjithë neve në audiencë – si e kuptojmë ne dhe në çfarë raporti jemi me ata që e kanë mbijetuar gjenocidin e Srebrenicës. Kjo është mënyra artistike e problematizimit dhe përpjekjes për të kuptuar fatet dhe pasojat e luftërave që kanë ndodhur në ish Jugosllavi. Aty do të takoni Sadikën, karakter fiksional, dhe familjen e saj – po ashtu fiksionale – të cilën ajo e ka humbur dhe të cilën në të vërtetë nuk e ka pasur kurrë. A munden njerëzit të vazhdojnë të jetojnë përnjëmend nëse ne i kujtojmë ata? Dhe çka ndodh nëse ne i harrojmë? Tash, kur drama po krijohet dhe po luhet, njerëzit në Ballkan edhe njëherë janë duke i dëgjuar zërat e ngjashëm – të atyre që urrejnë, që mbjellin frikë dhe që i rëndojnë edhe më pasojat e një lufte të përfunduar tridhjetë vjet më parë.

Përkthimi i tekstit në anglisht është bërë nga Alexandra Channer; skenografia: Zorana Petrov; kostumet: Selena Orb; muzika: Draško Adžić; ndriçimi: Nemanja Calić.
/lamama.org; / Përgatiti Gazeta Express
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...