Ambasadori britanik shpreson që institucionet të formohen sa me shpejt që Kosova të angazhohet në dialog - Gazeta Express
string(104) "ambasadori-britanik-shpreson-qe-institucionet-te-formohen-sa-me-shpejt-qe-kosova-te-angazhohet-ne-dialog"

Lajme

Gazeta Express

04/12/2025 22:37

Ambasadori britanik shpreson që institucionet të formohen sa me shpejt që Kosova të angazhohet në dialog

Lajme

Gazeta Express

04/12/2025 22:37

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka pritur në takim kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.

Hargreaves ka thënë se me Haradinajn ka folur që të formohen institucionet sa më shpejt në vitin e ri.

Kështu, që Kosova të jetë e angazhuar plotësisht në dialogun e lehtësuar nga Brukseli, si dhe të bëjë përparim në anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.

“Këtë pasdite u takova me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj. Patëm një diskutim të mirë, duke shpresuar që institucionet të formohen sa më shpejt të jetë e mundur në vitin e ri, në mënyrë që Kosova të jetë në gjendje të angazhohet plotësisht në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe të bëjë përparim në rrugën e saj drejt anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare”, ka thënë ai. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement