MUP'i serb thotë se ka arrestuar një shtetas shqiptar në Merdare: Iu gjet një flamur me logo të UÇK'së - Gazeta Express
string(99) "mupi-serb-thote-se-ka-arrestuar-nje-shtetas-shqiptar-ne-merdare-iu-gjet-nje-flamur-me-logo-te-uckse"

Lajme

Gazeta Express

04/12/2025 21:19

MUP’i serb thotë se ka arrestuar një shtetas shqiptar në Merdare: Iu gjet një flamur me logo të UÇK’së

Lajme

Gazeta Express

04/12/2025 21:19

Ministria e Brendshme e Serbisë, ka njoftuar se një shtetas shqiptar është arrestuar sonte në pikën kufitare në Merdare.

Siç raporton mediumi ‘Kossev’, atij i është gjetur një flamur me mbishkrimin e UÇK-së.

Personi i arrestuar është L.D, i lindur në vitin 1992.

Nga raportimi kuptohet se arsyeja e vetme është flamuri i kuq me emrin e UÇK-së.

Ky arrestim është bërë mbi akuzën për gjoja “Nxitje të Urrejtjes dhe Intolerancës Kombëtare, Racore dhe Fetare”. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement