Se shpejti hapet ekspozita “Shtëpi” në GKK - Gazeta Express
string(35) "neser-hapet-ekspozita-shtepi-ne-gkk"

Arte

Gazeta Express

04/12/2025 15:19

Se shpejti hapet ekspozita “Shtëpi” në GKK

Arte

Gazeta Express

04/12/2025 15:19

Galeria Kombëtare e Kosovës QAFA ka njoftuar në hapjen e ekspozitës “Shtëpi”, të premten, më 12 dhjetor, e cila sjell punë të reja nga laureatët e edicionit të parë të programit të rezidencës në partneritet me Cité internationale des arts: Kreshnik Arifi, Renea Begolli, dhe Lumturie Krasniqi. 

Duke punuar në mediume të ndryshme, artistët ndajnë një vëmendje të përbashkët ndaj fragmentimit, qoftë vizual, ekologjik apo zanor. Veprat e tyre ndjekin proceset e zhvillimit, duke u përqendruar në faza tranzicioni dhe forma të paqëndrueshme. Secila praktikë i afrohet një pragu me një këndvështrim të veçantë: në kompozimet e Kreshnik Arifit, gjuha e trashëguar  shpërbëhet në tinguj të pastrukturuar;  në fjalorin e materialeve të Renea Begollit, organikja rrëshqet në sintetike; ndërsa në veprën e Lumturie Krasniqit, format ekzistojnë mes pranisë dhe zhdukjes. 

Lansuar në shtator 2025, “Shtëpi” është një program rezidencash për artistë të të gjitha disiplinave që jetojnë dhe punojnë në Kosovë. Me synim që të nxisë shkëmbimet në nivel ndërkombëtar, të zgjerojë rrjetet profesionale dhe artistike, si dhe të zhvillojë praktikat artistike përmes mbështetjes së dedikuar për kërkim, prodhim dhe dukshmëri. Artistët  e prezantuar do të jenë pjesë e rezidencës tre-mujore në Paris (3 mars – 28 maj 2026) në Cité internationale des arts. 

Hapja e ekspozitës është të premten, me 12 dhjetor, nga ora 19:00 deri në 21:00.

Advertisement
Advertisement
Advertisement